TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2025, 16:48

Të gjithë drejt Juglindjes, trafik kilometrik në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Të gjithë drejt Juglindjes, trafik kilometrik në Elbasan

Kaos rrugor dhe pritje të gjata në trafik janë bërë tashmë rutina e së shtunës në aksin Tiranë-Elbasan. Mesditën e kësaj fundjave, rruga në dalje të Tunelit të Krrabës deri në hyrje të Elbasanit është paralizuar nga radhët e gjata të makinave.

Pika më problematike mbetet “Hinka e Shijonit”, një segment që çdo të shtunë kthehet në pikën e ngërçit për qindra qytetarë që lëvizin drejt Juglindjes. Sot, trafiku u përqendrua pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, vetëm pak kilometra nga qyteti, ku lëvizja u bë thuajse e pamundur për më shumë se një orë.

Shkaku, si gjithmonë, është fluksi i lartë i automjeteve që largohen nga Tirana drejt qyteteve të tjera për fundjavë, por pa asnjë strategji konkrete nga autoritetet për ta menaxhuar këtë situatë që përsëritet çdo javë. Shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren, por ndërhyrjet e tyre mbeten vetëm reaktive, pa ndonjë plan të qartë devijimi apo organizimi të rrjedhës së qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të tregojnë durim dhe të ndjekin udhëzimet e policisë. Por pyetja mbetet: deri kur do të përsëritet i njëjti bllokim pa asnjë zgjidhje reale? Ndërsa qytetarët bllokohen në rrugë, institucionet vazhdojnë të mjaftohen me të njëjtat këshilla standarde, duke neglizhuar një problem që ka nevojë për zgjidhje infrastrukturore dhe menaxheriale, jo për përballim ad-hoc.

elbasan trafik

Lini një Përgjigje