
Ndërsa 5 anëtarë të një bande që abuzonte seksualisht me vajza të reja u burgosën, një prej viktimave të abuzimit thotë se tani po rindërton jetën e saj.
Sara, një vajzë e veshur elegante në të 20-at, flet me zë të ulët por qartë.
Nga pamja e jashtme nuk të jep përshtypjen se ka kaluar një kalvar vuajtjesh.
Por që nga mosha 14 vjeç, Sarah, emri i së cilës është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e saj, është ngacmuar, sulmuar seksualisht dhe përdhunuar.
Të premten, abuzuesi i saj dhe katër anëtarë të tjerë të një bande rumuno-shqiptare u burgosën me dënime që varionin nga 18 muaj deri në 14 vjet.
Në tetor, katër burrat rumunë dhe një shqiptar u shpallën fajtorë për vepra të shumëfishta penale kundër gjashtë vajzave.
Veprat penale u kryen midis viteve 2015 dhe 2019, me grupin që synonte të mitura në Saltwell Park.
Viktimave u janë dhënë pije alkoolike dhe drogë përpara se të abuzoheshin.
Sarah thotë se e takoi abuzuesin e saj kur ishte 14 vjeç. Ajo tregon se fillimisht ai u shfaq miqësor, por më pas ndryshoi në mënyrë dramatike.
Pesë burrat u burgosën në Gjykatën e Kurorës në Newcastle.
"Ai priti deri në momentin kur unë pasi kisha konsumuar alkool, isha plotësisht e cenueshme, dhe kjo ishte hera e parë që ai bëri diçka", thotë Sarah.
Ai e përdhunoi dhe në një rast u përpoq ta mbyste.
“Nuk do ta dija kurrë se çfarë do të bënte më pas. Isha në Parkun Saltwell në mes të ditës, ku kishte njerëz përreth, askush nuk bëri asgjë për të më ndihmuar”, tregon Sara.
Ajo thotë se do të donte ta kishte raportuar abuzimin ndaj saj më herët.
“Ndihesha keq, ndjeva faj. Ndihesha pak fajtore sepse mendova se nëse do të kisha bërë diçka në atë kohë, a do të kishte qenë në gjendje t'ia bënte ai dikujt tjetër?", tregon ajo.
Më në fund, Sara i tregoi një punonjësi të NHS-së dhe policisë se çfarë kishte ndodhur.
"Vetëm të kontaktosh dhe t'i tregosh, pavarësisht se sa e vështirë është, ia vlen gjithmonë sepse meriton të dëgjohesh dhe ai person meriton të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë", thotë ajo.
Sara tani po përpiqet të rindërtojë jetën e saj. "Nuk dua kurrë që ajo që më ndodhi të më pengojë të kem llojin e të ardhmes që dua të kem. Dua të jem në gjendje të stabilizohem dhe të krijoj familje. Por unë mendoj se nuk do të zhduket kurrë dhe do të mbetet gjithmonë me mua ajo që ndodhi", tregon ajo, shkruan BBC.
Lini një Përgjigje