TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2024, 20:08

Takimi me Salianjin në burg dhe gjendja ku janë katandisur drejtësia dhe shteti shqiptar!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Takimi me Salianjin në burg dhe gjendja ku janë katandisur

Për fat të keq Shqipëria nuk është shkëputur nga politika penale bolshevike dhe nga gjyqet politike popullore mediatike.

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka treguar detaje nga takimi në burg me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Ai shprehet se ky është rasti i parë që nga viti 1990, që prangoset një politikan për deklarata publikë për një të dënuar si trafikant në Itali, duke iu referuar Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafës.

Murrizi ka kundërshtuar vendimin e Apelit, teksa thotë se gjyqtarët funksionojnë si skllavë të partisë së Ramës.

Murrizi hedh akuza të forta ndaj qeverisë, duke thënë se ka takuar edhe të burgosur të tjerë që kanë zgjedhur të bëjnë të kundërtën e Salianjit, pra të heshtin për të mbuluar pisllëqet dhe vjedhjet e pronarëve të tyre. Ish-deputeti ironizon ndërkombëtarët që sipas tij, e ka shitur si sukses të reformës së drejtësi arrestimin e Salianjit.

“Sot isha në një takim me të burgosurin politik Ervin Salianjin. Rasti i parë qysh nga 8 dhjetori 1990 që burgoset një politikan për deklaratat publike të bëra në selinë e një partie politike (PD) për një të dënuar si trafikant në Itali. Në 34 vite postkomunizëm ky është rasti i vetëm i dënimit politik të një politikani për deklarimet publike në një konferencë shtypi nga gjyqtarë spurdhjakë të Apelit që funksionojnë si ushtarë skllavë të partisë në pushtet.

Aty takova rastësisht dhe të dënuar të tjerë që po vuajnë dënimin e “sakrificës” për të bërë burg për partinë që në respekt të kodit të heshtjes kanë marrë përsipër të mbajnë mbi kurriz burgun për vjedhjet e padrinove.
Unë nuk di t’i ndaj të burgosurit sipas partive sepse nuk ka burgje të veçanta për parti të ndryshme ndaj nuk mund të jem hipokrit që të them se mbajta qëndrim “politik”.

Për fat të keq Shqipëria nuk është shkëputur nga politika penale bolshevike dhe nga gjyqet politike popullore mediatike. Dhe kur shoh që disa spurdhjakë ndërkombëtarë kërkojnë të na e shesin si “sukses” të reformës në drejtësi këtë inkuizicion komunist të disa plehrave të komunizmit më vjen për të vjellë”, shkruan Murrizi në “Facebook”.

Ervin Salianji u dënua nga Apeli me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”.

Lini një Përgjigje