TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 21:16

Plumbat në gjykatë, vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se qëlluan nga makina e zezë

Shkruar nga Pamfleti

Plumbat në gjykatë, vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se

Vëllai i boksierit të vrarë, Besar Nimani, Berati, ka mohuar çdo përfshirje në incidentin e së mërkurës pranë gjykatës së Bielefeldit, ku mbetën të plagosur katër persona.

Në një deklaratë për gazetën gjermane ‘Bild’, ai theksoi se familja e tij ka jetuar në ankth të vazhdueshëm që nga marsi i vitit të kaluar, kur Besari u ekzekutua me 16 plumba.

Por, disa pjesëmarrës në seancën gjyqësore vunë re se Berati dhe motra e tij u larguan nga salla përpara përfundimit të procesit.

Gjithashtu, sipas dëshmive të disa personave në vendngjarje, dyshja u panë duke u larguar me një veturë të zezë menjëherë pas incidentit.

Prandaj, kanë filluar hetimet nën dyshimet se Berati dhe motra e tij ishin të përfshirë në plagosjen e katër personave, raporton WDR.

Plumbat në gjykatë, vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se

Por, avokati i tij-Peter Wuller ka theksuar se klienti i tij mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe është i gatshëm të dorëzohet në ditët e ardhshme.

‘Kam zhvilluar disa biseda me z. Nimani menjëherë pas incidentit në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja ligjërisht. Situata është ende e paqartë’, deklaroi Wuller.

‘Pasi të kem një panoramë të plotë të rastit dhe të konsultohem me prokurorin, klienti im do të paraqitet në polici dhe do të dorëzohet’.

Ai shtoi: ‘Berat Nimani më siguron për pafajësinë e tij dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me të shtënat jashtë gjykatës’.

Lini një Përgjigje