TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2024, 08:11

Stuhi në Vlorë! Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë shkaktojnë probleme, bllokohet qarkullimi

Shkruar nga Pamfleti

Stuhi në Vlorë! Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë

Ashtu siç edhe u paralajmërua nga bashkia, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu dhe erë e fortë.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë ka sjellë probleme, teksa është rrëzuar një pishë në pyllin e sodës, duke bllokuar kështu njërin sens të rrugës.

Rrëzimi i pishës në rrugë fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve, ndërsa janë shërbimet zjarrfikëse ata që kanë mbërritur në zonë.

Zjarrfikësit kanë prerë pemën, duke e larguar nga rruga pjesë-pjesë për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor.

Lini një Përgjigje