TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2025, 20:49

“Stilin e vjedhjes së votës e ka nxjerrë Berisha”, Paro Laçi: Si funksiononte skema, vota merrej me 50 mijë lekë

Shkruar nga Pamfleti

“Stilin e vjedhjes së votës e ka nxjerrë Berisha”,

Ish-Presidenti i Klubit Partizani Paro Laçi ka zbuluar se stilin e vjedhjes së votave e kanë krijuar demokratët.

Ai shpjegoi se si funksiononte skema me fletën bosh dhe që “shpërblehej” me 50 mijë lekë.

Sipas Laçit, ka ekzistuar dhe një strategji tjetër me marrjen e kartës së identitetit, ku grupi Berisha ndalonte të votonin Lulzim Bashën.

Doli stili i vjedhjes së votës me fletën bosh. Shkonin çonin fletën bosh dhe e shënonin votën vetë dhe jepnin 50 mijë lekë. Këtë stilin e vjedhjes së votës e kemi nxjerr ne demokratët.

Ta shpjegoj se është shumë artmetike. U nxirrte një fletë bosh dhe nuk e hidhte fletën fare. Ai sillte fletën bosh dhe merrte 50 mijë lekë. Kështu vijonte me të dytin dhe me radhë. Këtë metodë e ka krijuar Sali Berisha.

Ndërsa, më pas kur ishte Lulzim Basha, grupi i Sali Berishës na merrte kartat e identitetit, në mënyrë që demokratët të mos votonin Bashën”, rrëfeu ai në ABC News.

Lini një Përgjigje