TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2025, 22:24

SPAK në kërkim të ‘bosëve’ shqiptarë të kokainës, Karamuço: Po punohet me 5-6 skuadra hetimesh në Brazil!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK në kërkim të ‘bosëve’ shqiptarë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, u shpreh se rrjeti i trafikimit të lëndëve narkotike në Amerikën e Jugut është i mirë strukturuar.

Sipas tij, shtete si Bolivia dhe Paraguaji shërbejnë si porta hyrëse dhe vende të kalimit të lëndëve narkotike.

Karamuço e komentoi vizitën e Dumanit në Brazil si një takim me arsye sepse ka rreth 5-6 grupe të përbashkëta hetimore lidhur me këto çështje.

Bolivia ka disa territore që nuk depërton dot kollaj droga për të shkuar deri në Ekuador. Paraguaji është një portë shumë e mirë për të shkuar në jugun e Brazilit që ka më pak kontrolle, ruajnë shumë nga Argjentina dhe dalin nga Paraguaji dhe prandaj ka njerëz aty. Për Bolivinë , Perunë dhe Kolumbinë janë më shumë se 3000 veta shqiptar përfshirë dhe Ekuadorin.

Kanë shtëpitë aty, i ndërrojnë çdo muaj. Kemi dhe raste të tjera që nuk u dijmë emrat. Kjo vizita në Brazil kiste një arsye që ka një grup të përbashkët hetimor që është aktiv. Sot që ne flasim kam një informacion që janë 5-6 skuadra të përbashkëta hetimesh vetëm për këtë çështje”, tha Karamuço i ftuar në emisionin ‘ 360 gradë’.

Lini një Përgjigje