
Gazetari Trashëgim Sokolaj, ka hedhur dritë mbi mënyrën se si veprojnë grupet shqiptare në vende të ndryshme të botës.
Sipas tij, në portet e Evropës ku kalon kokaina që vjen nga Amerika Latine dalin shqiptarët.
“Të dhënat tregojnë se edhe raportimet mediatike apo të Europol dhe të Kombeve të Bashkuara apo të policive tregojnë se shqiptarët kanë fituar territor dhe kanë marrë volum sa i përket sasisë të drogës që lëvizin. Në portat kryesore të kokainës në Evropë, janë shqiptarët që e nisin nga vendet e Amerikës Latine dhe që shkojnë në porte për ta marrë dhe më pas shpërndarë në rrugë. Është proces jo e lidership shqiptar por me autorizim të grupeve mafioze italiane që janë drejtuesit kryesor të kësaj gjëje. Faktori kryesor është dhuna, të qenit të dhunshëm. Një anëtar i grupit që tradhton apo shet informacion ekzekutohet në një mënyrë të tillë që jepet shembull për anëtarë të tjerë të grupit. Ka disa shqiptarë në vendet e Amerikës Latine që janë vrarë, si Ergys Dashi, vrarë disa muaj pasi iu vra drejtuesi i bandës së tij. Ilir Hidri, Remzi Ademi i plagosur të vendosur që në vitet 2014 atje duke krijuar kontakte direkte me prodhuesit e lëndës narkotike që më pas e kalojnë në vendet e BE. Bosët e vërtetë të kësaj industrie nuk dihen”, tha ai në "360 Gradë".
Lini një Përgjigje