TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2023, 11:01

SPAK kërkon t'i izolojnë babain me polic në shtëpi, revoltohet Shkëlzeni: Unë do bëj çdolloj përpjekje për ta takuar!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkon t'i izolojnë babain me polic në shtëpi,
Shkëlzen Berisha 

Shkëlzen Berisha është shprehur se nuk ka ndërmend të angazhohet në polititikë i pyetur sot nga gazetarët pas dëshmisë për Gërdecin.

Ai i ka quajtur kërkesat e SPAK për masat e sigurisë ndaj babait të tij, Sali Berisha, si “groteske”.

SPAK ka kërkuar që zoti Berisha të mos takohet me askënd tjetër përveç atyre që jetojnë me të në banesë. A do takoni babain tuaj?

'Ky është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, porn ë botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë. Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori, më vjen keq se sdua të bëj unë mbrojtjen e tij. Qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim.', tha Berisha.

A e keni këshilluar babanë tuaj?

'Unë flas me babanë tim, por vendimet politike janë të tijat. Babai im nuk i është shmangur gjykatës.'

 

shkëlzen berisha  sali berisha

Lini një Përgjigje