TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2024, 10:41

SPAK e akuzon se i pastroi 1.2 mln euro vëllezërve trafikantë, ish drejtoresha e Kadastrës në gjykatë: Me Besjanin kam një djalë, që nuk ia njeh atësinë

Shkruar nga Pamfleti
SPAK e akuzon se i pastroi 1.2 mln euro vëllezërve trafikantë,
Rajmonda Dashi

SPAK ka mbyllur hetimet për ish drejtoren e Kadastrës Rajmonda Dashi e cila akuzohet se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Besjan e Leonard Ramaj që jetonin në Belgjikë.

Vëllezërit bashkëpunonin përveçse me Dashin, edhe me administratorin e kompanisë Ledio 04, Ardjan Malasi duke i dhënë para cash për blerjen e pasurive të paluajtshme me qëllim pastrimin e parave. Tashmë dosja për të katërt është dërguar në GJKKO.

Sakaq, kujtojmë se në seancën e fundit në SPAK vitin e shkuar, Rajmonda Dashi ka deklaruar se ka njohje me Besjanin, njërin nga vëllezërit, me të cilin ka patur raport intim dhe madje ka dhe një djalë të cilit ai nuk i ka njohur atësinë.

Dashi ka thënë se kjo është e vetmja gjë që e lidh atë me dy të dyshuarit.

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy vëllezërve, përkatësisht Besjan dhe Leonard Ramaj.

Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Posaçme thotë se ata janë dënuar në Belgjikë në vitin 2021 për vepra penale të lidhura me narkotikët. Njëri prej tyre, Besjan Ramaj është dënuar për të njëjtat vepra edhe nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze në vitin 2012.

Sipas akteve të dërguara nga autoritetet belge, rezulton se vëllezërit në bashkëpunim me Ardjan Malasin (i njohur i tyre) kanë kryer në mënyrë sistematike  veprime të kundraligjshme me qëllim pastrimin e parave. Ata kanë investuar në pasuri të paluajtshme si dhe kanë lëshuar fatura fiktive për të justifikuar burimin e të ardhurave.

“Kjo veprimtari kriminale rezulton të ketë nisur nga viti 2010 e në vijim deri në vitin 2023”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Përveç Malasit, me ta ka bashkëpunuar edhe Rajmonda Dashi, ndaj së cilës vitin e shkuar është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

rajmonda dashi spak

Lini një Përgjigje