
Sot do të mbahet gjyqi për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Mbështetës të tij janë mbledhur para Gjykatës së Tiranës për të protestuar.
Mësohet se seanca është parashikuar të nisë në orën 12:30, ku do të miratohet kërkesa për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së.
Prej kohësh, protestuesit kërkojnë lirimin e Goxhajt.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove.
Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Akuza absurde janë ngritur pas shkrimit të tij si gazetar i lirë “Memedheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” Solidarizohuni në mbeshtetjë të luftëtarit të UÇK dhe fjalës së lirë Dritan Goxhaj.
Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.
Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK-së, ushtaraku shqiptar, intelektuali dhe gazetar i fjalës së lirë, më datë 31 Korrik u arrestua nga Policia e Shtetit shqiptar, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove.
Ky është rasti i parë i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdhër të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosovës.
Lini një Përgjigje