TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2023, 09:35

Cens i 2023-shit, At Grigor Palushi: Qytetarët të kenë penalitete edhe për pyetjet e besimit fetar

Shkruar nga Pamfleti

Cens i 2023-shit, At Grigor Palushi: Qytetarët të kenë penalitete

Të hënën ka nisur censi i regjistrit të popullsisë në të gjithë vendin.

Ajo çfarë vihet re është se komunitetet fetare kanë qenë shumë të gatshme për të ftuar qytetarët që të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare në formular, ndonëse kjo gjë nuk është e detyrueshme.

At Grigor Palushi tha në emisionin "GoodMorning Albanians" , se në formularin për censin pyetja për besimin nuk duhet të jetë opsionale, por e detyrueshme.

Sipas tij, duhet të ketë penalitete për mospërgjigjen e saktë, njësoj si për pyetjet e tjera.

“Nga matjet në shekullin e 20 të krishterët ortodoksë kanë qenë 20 për qind. Ajo që shohim me shqetëson është që nuk i jepet vëmendje e veçantë kësaj pyetjeje. Për aq kohë që për mospërgjigjen e saktë ka një penalitet pse të mos ishte edhe pjesa e besimit. Ashtu siç kërkon të dish për një familje lidhur me pasurinë dhe nivelin e jetesës në vend pse mos të jetë edhe besimi”, tha At Grigori.

Ndërkohë, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, tha ditën e djeshme se për ata që nuk përgjigjen ose gënjejnë në pyetësor do ketë penalitete sipas ligjeve. Ajo sqaroi se në momentin kur shterohen të gjitha përpjekjet për t’i anketuar qytetarët dhe nuk janë përgjigjur, do të gjobitet kryefamiljari. Sipas ligjit, gjoba varjin nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.

“Pas të gjitha përpjekjeve që stafi do bëjë për të ndërgjegjësuar qytetarët që të japin përgjigje, do bëjmë me dije se gjithë akt i Censiut është një akt që mbështetet mbi një bazë ligjore. Është e detyrueshme përgjigjja, për pyetje që janë të detyrueshme. Ka penalitet konform ligjit. Për të gjithë familjen. Nëse verifikohet që është gënjyer patjetër që kemi politika që do ndjekim procesin e raportimit.

 

cens i 2023-shit

Lini një Përgjigje