TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 12:27

Skema/ 1.4 mln euro në këmbim, si Endri Puka favorizoi “Bankers” kur ishte drejtor i Albpetrol; çfarë roli pati Koço Kokëdhima?

Shkruar nga Pamfleti

Skema/ 1.4 mln euro në këmbim, si Endri Puka favorizoi

Sipas raportit, kur drejtohej nga Endri Puka, Albpetrol ka miratuar pasqyrat e fryra dhe abuzive financiare të Bankersit, kompani e cila çdo vit manipulonte shpenzimet për të mospaguar taksa dhe përfituar nga skema e TVSH-së, siç edhe e ka konfirmuar hetimi i Prokurorisë Fier.

Ish drejtori i shoqërisë publike të naftës Albpetrol Endri Puka, i njohur si mëkëmbës i Koço Kokëdhimës, rezulton i përfshirë në një skemë korruptive sa banale aq edhe flagrante me kompaninë private të naftës Bankers Petroleum, nën akuzë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë. Përmes veprimeve korruptive, Puka dhe ‘ustallarët’ e Bankersit kanë dëmtuar shtetin shqiptar, në funksion të përfitimeve monetare të kundraligjshme të përbashkëta. 

Skema/ 1.4 mln euro në këmbim, si Endri Puka favorizoi

Endri Puka, ish-administrator i kompanive të Koço Kokëdhimës, ka drejtuar Albpetrolin gjatë periudhës 2014-2018, me ndërhyrjen e dyshuar të ish pashait të Jugut, para krisjes me Edi Ramën. Përpos të tjerave, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të vitit 2017, ka konkluduar se Albpetrol i ka shkaktuar shtetit 150 milionë euro dëm, si pasojë e monitorimit të dobët të marrëveshjeve hidrokarbure me Bankers. 

Sipas raportit, kur drejtohej nga Endri Puka, Albpetrol ka miratuar pasqyrat e fryra dhe abuzive financiare të Bankersit, kompani e cila çdo vit manipulonte shpenzimet për të mospaguar taksa dhe përfituar nga skema e TVSH-së, siç edhe e ka konfirmuar hetimi i Prokurorisë Fier. Mashtrimi i madh financiar i Bankersit është vulosur nga Albpetrol, ku palët dyshohet se kanë ndarë ‘plaçkën’ e vjedhur. 

Skema/ 1.4 mln euro në këmbim, si Endri Puka favorizoi

Gjithashtu, Albpetrol është implikuar në skandalin e shpërthimeve në Patoz–Marinëz, duke lejuar Bankersin për të injektuar sasi squfuri në kundërshtim me normat e lejuara nga OBSH. Favorizimi i Bankers nga Albpetrol duke tradhtuar interesin publik, është bërë nga të gjithë ish administratorët dhe nga drejtuesi aktual Eltar Deda, por Endri Puka ka vendosur që t’i marrë një pjesë të parave nga Bankers përmes sistemit bankar, me kontrata dhe faturime fiktive.

Skema/ 1.4 mln euro në këmbim, si Endri Puka favorizoi

Në vitin 2019, pas shkarkimit si administrator i Albpetrol dhe hapjes së një dosje penale, Endri Puka themelon kompaninë AKSENT L&BC, me objekt hartimin e strategjive të biznesit. Puka është administrator dhe aksioner me 75 % të aksioneve. Gjatë viteve 2023-2024, përmes kompanisë AKSENT L&BC, Endri Puka përfiton 1.4 milionë euro nga kompania Bankers. 

Skema/ 1.4 mln euro në këmbim, si Endri Puka favorizoi

Hetimi i Prokurorisë së Fierit për aferën Bankers, ndonëse i brishtë dhe i mangët, ka konstatuar se faturimet mes Bankers dhe kompanisë së Pukës janë fiktive, që do të thotë se Bankers i ka dhënë Pukës 1.4 milionë euro jo për ndonjë shërbim të ligjshëm, por në kuadër të skemës së vjedhjes kur Puka drejtonte Albpetrolin. 

Nisur nga këto fakte, ngrihen dyshime bazuar në prova se Puka ka dëmtuar interesat e shtetit kur ishte administrator i Albpetrol, duke favorizuar Bankers, ndërsa Bankers i ka dhënë në këmbinim ryshfet 1.4 milionë euro, kamufluar si shërbim në dukje i rregullt./ Prapaskena 

 

bankers koco kokedhima endri puka

1 Komente

  1. T
    Tanguli

    Ju dhjefsha shpine me gjithe varre ku te shkoni o te pa ngopur…

    Lini një Përgjigje