
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Mësohet se avokatë e saj i janë drejtuar Gjykatës së Apelit, ku kërkojnë heqjen e të dyja masave të sigurisë.
Pra si duket, Balluku ka ndjekur rrugën e saj ligjore pavarësisht lëvizjeve nga kryeministiri. Duhet theksuar se kreu i qeverisë i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon rrëzimin e vendimeve të GJKKO me pretendimin se është shkelur Kushtetuta dhe atij i janë marrë kompetencat.
Seanca në Kolegjin e Kushtetueses do të mbahet sot ku dhe do të vendoset kalimi ose jo i çështjes për gjykim në seancë plenare.
Numri dy i kabinetit u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra në sajë të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe.
Lini një Përgjigje