
Eksperti Fatjon Softa ka folur lidhur me kriminalitetin në vend. Ai tha se skemat e krimeve në Shqipëri janë të njëjta.
Eksperti u shpreh se një strategji e përdorur në atentate është porositja e vrasësve me pagesë nga vendet e tjera, pasi është më vështirë për t’u arrestuar.
“Është kthyer në një lloj profesioni ky i vrasësit me pagesë. Po përdoren dhe ka pasur raste që kanë qenë vrasës të huaj me pagesë. Shqiptarët po paguajnë vrasës nga vende të tjera sepse identifikohen më pak dhe pasi largohen nga Shqipëria, është më e vështirë për t’u kapur.
E zgjedhin këtë gjë sepse e kanë hallin te porositësi, jo te atentatori. I paguajnë edhe me çmime shumë të larta të huajt”, tha Softa për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje