Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë seancën e parashikuar ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Shtyrja u bë shkak i mungesës së palëve në proces, si dhe mungesës së gjyqtares së çështjes, e cila ndodhet me leje ndërsa seanca e radhës u caktua për në datën 15 dhjetor.
Kujtojmë se pak ditë më parë, më 27 nëntor, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë për lirimin e tij.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Ai u arrestua me urdhër të SPAK më 24 tetor 2024.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.
Lini një Përgjigje