TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2023, 22:27

Skandali me fondin për inceneratorët, opozita: Veliaj u hoqi qytetarëve 6 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me fondin për inceneratorët, opozita: Veliaj u hoqi

Këshilltarët e opozitës kanë shpërthyer në kritika të forta ndaj kryebashkiakut Veliaj, i cili miratoi sot një fond shtesë prej afro 6 mln euro për inceneratorin e Tiranës. Ndonëse SPAK ka zbuluar se kemi të bëjmë me një aferë korruptive, Këshilli Bashkiak miratoi vendimin.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar anëtarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, Enriketa Papa ku thotë se Veliaj me forcën e kartonit u hoqi qytetarëve shqiptarë 6 mln euro dhe ia dha inceneratorit të Tiranës.

Dacibao (fleterrufeja) qe sot Kryebashkiaku i Bashkia Tiranë, paraqiti ne mbledhjen e Këshilli Bashkiak Tiranë, per te justifikuar pagesen prej 6ml €uro qe bashkia i shton 100 ml €urove te paguara per aferen korruptive te incineratorit te Tiranes, afere korruptive tashme nen hetim dhe sekuestro nga SPAK, eshte simbol i arrogances se pushtetit perkundrejt qytetareve dhe taksapaguesve te Tiranes.

Duartrokitjet ne unison te keshilltareve bashkiak perkundrejt fleterrufese, deshmuan neglizhencen, dhe arrogancen e pushtetit, teksa me forcen e kartonit, ju hoqen qytetareve te Tiranes, 6 ml €uro, te cilat mund te investoheshin per shkolla, kopshte, apo cerdhe te munguara te qytetit tone.

Kjo “kontrate koncesionare per ndertimin e Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese ne Tirane dhe prodhimin e energjise elektrike”, eshte maja e ajsbergut te korrupsionit te frikshem qe i eshte bere parave te qytetareve shqiptare, per nje objekt qe nuk eshte ndertuar, qe nuk ekziston, por qe duartrokitet me pathos vetekenaqesie te keshilltareve socialist te Bashkise Tirane, teksa vete afera eshte nen sekuestro nga SPAK, tregon mungesen totale te empatise ndaj taksapaguesve, dhe i sherben vetem pushtetareve qe shperdorojne detyren ne afera korruptive, ne kurriz te qytetareve.

Keshilltaret bashkiake te Partia Demokratike e Shqipërisë e denoncuan dhe e kundershtuan pagesen prej 6ml €uro ne dobi te nje afere korruptive, si ceshtja e incineratorit te Tiranes, afere nen hetim dhe sekuestro nga SPAK”, u shpreh ajo.

 

Lini një Përgjigje