TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2023, 22:25

Habit gazetari: Gjatë megaoperacionit “Tempulli” u sekuestrua drogë për vetëkënaqësi seksuale

Shkruar nga Pamfleti
Habit gazetari: Gjatë megaoperacionit “Tempulli” u sekuestrua
Foto ilustruese

Gazetari Dritan Laçi tha ka deklaruar se mes drogave të sekuestruara te megaoperacioni policor “Tempulli” është sekuestruar dhe një lloj droge në formë likuide që shërben për vetëkënaqësinë seksuale.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai sqaroi dhe rrezikun që ka që këta shpërndarës droge t’i afrohen institucioneve arsimore, për rastin e kësaj lënde narkotike, u shpreh se nuk besonte që kjo të ofrohej nëpër shkolla.

“Midis lëndëve narkotike që janë renditur në megaoperacionin ‘Tempulli’ ishte dhe ‘Popers’ që është një lloj substance në formë likuidi për vetëkënaqësi seksuale. Mund ta përdorësh edhe për përdorim vetjak, është futur te drogat që është sekuestruar te megaoperacioni ‘Tempulli’, por unë nuk besoj që kjo lloj drogë shpërndahet nëpër shkolla”, u shpreh Laçi.

operacioni tempulli drogërat

Lini një Përgjigje