TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Korrik 2024, 08:53

Situatë e rënduar në Vlorë nga zjarri tek mbetjet e qytetit, ajri toksik problem për qytetarët dhe pushuesit

Shkruar nga Pamfleti

Situatë e rënduar në Vlorë nga zjarri tek mbetjet e qytetit,

Zjarri tek mbetjet e qytetit të Vlorës i cili u shfaq ditën e djeshme rreth orës 15:00, ka vijuar gjatë natës por dhe në këtë moment.

Retë e tymit kanë mbuluar një pjesë të mirë të qytetit të Vlorës duke krijuar shqetësime për pushuesit. Për të shuar ketë zjarr, zjarrfikësit dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar dhe vijojnë të punojnë, por situata është shumë e rëndë.

Sot në ndihmë të zjarrfikësve, pritet që të mbërrijnë forca ushtarake për të ndërhyrë me mjetet e tyre për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Dyshohet se zjarrvënie është e qëllimshme.

Lini një Përgjigje