Në pyllin e Poros në Vlorë vijon për të dytën ditë radhazi zjarri që po djeg pishat pranë lagunës së Nartës.
Si pasojë e rrezikshmërisë nga përhapja e flakëve, janë lajmëruar të gjithë njerëzit që kanë biznese në zonë të evakuohen.
Vatrat e zjarrit janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore, për shkak të shtrirjes së gjerë që ka kjo zonë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ushtria dhe efektivët e Emergjencave Civile që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërsa nga ajri po ndihmojnë dy helikopterë. Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar pasditen e sotme për shkak të erës së fortë, disa prej të cilave ishin fikur më herët nga zjarrfikësit. Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës.
Zjarri në pyllin e Poros nisi ditën e hënë. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të bimësisë dhe terrenit me shtrirje të gjerë. Një ditë më parë u angazhuan 4 helikopterë në momentet e para për të shuar zjarret, ndërsa në vijim mbetën të angazhuar 2 prej tyre.
Edhe gjatë të hënës u angazhuan 4 helikopterë në momentet e para për të shuar zjarret, ndërsa në vijim mbetën të angazhuar 2 prej tyre.
.
Lini një Përgjigje