Eksperti çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, marrë shkak nga aksidentit fatal i dy motrave në aksin Sarandë-Delvinë nga ku humbën jetën, tregoi se sa mund të dënohet autori që u mori jetën dy të rejave.
Sipas Softës, pavarësisht se numri i aksedenteve është ulur, numri i tyre me pasojë vdekje është shtuar dhe kjo vjen si pasojë se shumë drejtues mjeti duken si të sigurtë në rrugë, por harrojnë se nuk ka mjeshtra, sidomos kur ke konsumuar alkool ose lëndë narkotike.
“Aksidentet vijnë për shkak nga qarkullimi i keq në rrugë i disa drejtuesve të mejetev. Aksidentet janë numri i veprave më të mëdha me pasojë vdekje krahasur me humbjet e tjera të jetëve. është një kambanë alarmi për shoqërinë tonë. Përdorimi i alkoolit dhe i lëndëve narkotike kur je në drejtim të mjetit marrin jetë. Duhet një analizë e thellë jo vetëm nga policia, por nga të gjitha strukturat.
Mosha mesatare e atyre që shkaktojnë aksidente ka qenë 24-35 vjeç, tani është 34-45. Kjo vjen nga vetëbesimi, por nuk ka mjeshtra në makinë kur qarkullon në rrugë. Sa i takon rastit të fundit ku humbën jetën dy motrat, autori i aksidentit fatal ka rezultuar 0.51% alkool (masa e lejuar është deri në 0,02%). Natyrisht që në këto raste ka procedim penal. Pastaj kësaj i shtohen se ka shkaktuar viktima, kur përveç gjobës, ka heqje lirie. Janë dy nene. Kodi ynë e ka 5 deri në 15 vjet heqje lirie.
Duke qenë pranë hyrjes në BE, ashpërsimi i ligjeve apo i kodit rrugor duhet të jetë koherent me vendet e tjera evropiane. Kemi vdekje të ndryshme tani, jo vetëm në rrugë nacionale apo autostrada, pasi kemi te këmbësorët, motoçikletat dhe biçikletat apo monopatinat.
Qytetet me nivelin me të madh të aksidenteve janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra. Pastaj akset kanë qenë Rruga e Kombit dhe Milot-Lezhë, etj. Duhen parë akset, zgjidhet me prezencë policore dhe radarë, por nuk janë të mjaftueshme. Aksi Fier-Vlorë ka një korsi emergjence, por është e ngushtë, sa një korsi biçiklete. Nuk ke mundësi të parkosh në rast emergjence. Boja e bardhë pastaj nuk është fosforeshente, rrit rrezikun natën”, tha Softa për "News 24".
Lini një Përgjigje