TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2024, 17:08

“S’i hapet luftë SHBA-së me një fishek”, Spartak Ngjela për sulmet e Metës ndaj SPAK: Është në depresion psikik, e ka zënë frika!

Shkruar nga Pamfleti

“S’i hapet luftë SHBA-së me një fishek”,

Gjuha e përdorur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj kryeprokurorit Altin Dumani, sipas avokatit Spartak Ngjela, nuk është gjë tjetër veçse “frikë nga arrestimi”.

Në një intervistë për emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën, Ngjela u shpreh se Meta “është në depresion”. Më tej ai shtoi se Meta nuk e mendoi mirë lëvizjen e tij dhe i shpalli luftë Amerikës më një fishek!

Meta ka kaluar në depresion, di që e ka marrë në dorë Washingtoni, edhe Blinken e njoftoi që ‘SPAK-un e drejtojmë ne’. Atje janë edhe ekspertët, me ekspertë ndërkombëtarë është SPAK-u. Është në depresion psikik, sepse ka frikë. Ka presionin e brendshëm. Janë jashtë logjikës ato që flet. Duke bërtitur mendon se shpëton dhe ai flet pa sens fare. I ka shpallur luftë Amerikës me një fishek. Gjithë institucionet që godet, duke ditur që institucionet e drejtësisë i drejton Amerika, ku e gjen fuqinë”, tha ai.

Mbrojtja e Metës është e dobët, tha analisti, duke shtuar se SPAK po heton korrupsionin e bërë prej tij dhe lidhjet me Moskën dhe Beogradin.

Dumanin e sulmoi se ka frikë mos e arrestojnë. Që ti dalë para opinionit publik dhe t’u thotë ‘unë ju thashë’. E do për mbrojtje, por është mbrojtje e nivelit të dobët. Nuk e di se çfarë provash ka SPAK, por ky është i trembur. Meta e ka bërë korrupsionin sikur ka qenë në shtëpi të vetë, natyrisht që ka lënë shenja. Ç’do bëjë SPAK nuk e di. SPAK-u bën hetime të specializuara dhe hetimet e specializuara, nuk e kanë shumë mendimin te subjekti. Fakti që vonohen do të thotë që kanë dyshime dhe kërkojnë të investigojnë lidhjet e tij ndërkombëtare, i ka në Moskë, në Beograd. I gjithë korrupsioni shqiptar është i drejtuar te Moska. Provat janë prova, këtë e lënë të livadhisë që të gjejnë provat”, u shpreh ai. 

ngjela shba meta

Lini një Përgjigje