
Analisti Spartak Ngjela ka folur lidhur me deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK.
Ai i cilëson pjesë të një loje sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Sipas avokatit, ata duan t’i shpëtojnë drejtësisë. Ngjela shprehet se bashkëpunimi i tyre është kriminal pasi po mundohen të fshehin pasurinë.
“Nuk është raport bashkëshortor ky, është raport midis dy hajdutësh. Hajduti A duke menduar se është më i fortë se sa hajduti B dhe duke menduar mos të bjerë nga pushteti ia hedh të gjithë hajdutit B, që hajduti B të dënohet të marrë të gjithë fajin përsipër dhe hajduti A meqë ka forcë do të shpëtojë edhe hajdutin B. Ta shpjegova psikikën e krimit, është bashkëpunim kriminal jo bashkëpunim erotik, ka lidhje me pasurinë, pasuri i akuzon për krim dhe ky thotë është e gruas, gruaja thotë po është e imja se është ajo që thashë unë. Ndihmomë i ka thënë gruas, po e bëjmë si përrallë. Se do të bëhem kryeministër, pyetja ime është kjo, bëhet dot kryeministër me të gjitha këto? Po të jenë çmendur shqiptarët le ta bëjnë”, tha Ngjela për “TCH”.
Lini një Përgjigje