TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2024, 15:42

U fut në listën për eurodeputet, provokon “greku” nga Himara Pirro Dhima: Jam i të gjithë grekëve, dua të drejtat për ‘Epirin e Veriut’

Shkruar nga Pamfleti

U fut në listën për eurodeputet, provokon “greku” nga

Ish-peshëngritësi nga Himara, Pirro Dhima është konfirmuar tashmë si një kandidat për eurodeputet të Greqisë në Parlamentin Europian.

Ish-peshëngritësi nuk ka humbur kurrë, por menjëherë ka nisur me premtimet e para, teksa nëpërmjet një reagimi të ditëve të fundit në rrjetet sociale thekson se tashmë do të përfaqësojë Greqinë, ashtu siç ka bërë gjithnjë, ndërsa nuk ngurroi edhe të shprehej se do të kërkonte të drejtat për “Epirin e Veriut”, si “Pirro” i të gjithë grekëve.

U fut në listën për eurodeputet, provokon “greku” nga

Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet europiane të 9 qershorit.

Një ndër ta është edhe kampioni olimpik Pirro Dhima, Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Ai është zv.president i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Ka disa ditë që kryeministri Mitsotakis pranon sugjerime që përveç Pirro Dhimës të vendosë në listë edhe Fredi Belerin, pasi sipas këshilltarëve të tij do të mund të përqendrojë më shumë vota nga ekstremi i djathtë.

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima dikur ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij. Në një intervistë të mëparshme shkaktoi reagime të shumta nga të dyja anët e kufirit. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”. Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare.

Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.

Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai”, sqaron ai. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime”, vijoi më tej ai duke u ndalur më pas te intervista që bëri bujë.

Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë.

pirro dhima ish-kampioni i peshëngritjes kandidati për eurodeputet

Lini një Përgjigje