
Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, duke folur për vdekje e opozitarit rus, Alexei Navalny, tha se ai kishte kërkuar ndihmë për të organizuar një grusht shteti kundër Putinit.
Kulla gjithashtu ka treguar se Navalny shpesh herë hiqej si këshilltar i Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev, për të marrë informacione.
Megjithatë Kulla shpjegon se pushteti i ushtrisë dhe shërbimeve sekrete në Rusi është shumë i fortë dhe kushdo ka tentuar të dalë kundër, ka pasur të njëjtin fat.
Eksperti tregon se përplasjet e Navalny me shërbimet ruse, ishin të drejtpërdrejta.
“Ka pasur lidhje të forta me shërbimet perëndimore dhe është përplasur fort me shërbimet ruse. Ai ka një regjistrim kur futet dhe flet me disa agjentë të shërbimit rus që kishin vajtur diku për të helmuar një figurë opozitare me gaz nervin.
Navalny fliste në telefon dhe e vinte veten në rolin e Partushevit, ku merrte informacion sesi do e vrisnin atë. Kemi edhe një regjistrim tjetër të Navalnyt që i kërkon shërbimeve sekrete britanike ndihmë që të bënin një grusht shteti në Rusi, për të rrëzuar Putinin.
Një vend ama ku ushtria, Kisha dhe shërbimet sekrete janë shumë të forta, kushdo që e ka provuar, ka patur fat të keq”, tha Kulla në një intervistë për Euronews.
Lini një Përgjigje