
Të shumtë ishin ata që ia adresonin ideimin e kësaj nisme, Izraelit. Kjo për shkak se deklarata e Ramës erdhi vetëm pak ditë pasi presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vizitoi Tiranë, ku dhe pati një takim me Baba Mondin.
Kur kryeministri shqiptar, Edi Rama iu drejtua mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator dhe shpalli synimin e qeverisë së tij për të krijuar një shtet të ri Bektashi brenda Tiranës, nxiti një reagim të madh si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Pyetje të shumta lindën në Tiranë lidhur me faktin se kush e nxiti një ide të tillë. Të shumtë ishin ata që ia adresonin ideimin e kësaj nisme, Izraelit. Kjo për shkak se deklarata e Ramës erdhi vetëm pak ditë pasi presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vizitoi Tiranë, ku dhe pati një takim me Baba Mondin.
Pas shumë zërave kundër, brenda Shqipërisë kryesish nga myslimanët, një reagim pati edhe Turqia e cila u shpreh gjithashtu kundër krijimit të një shteti Bektashi si ai i Vatikanit në Tiranë. Duke hasur në këto kundërshtime, Rama u tërhoq nga debati duke deklaruar se nuk flitje për një shtet të mirëfilltë por për një status diplomatik për Qendrën Botërore Bektashiane. Pas kësaj, ideja u harrua dhe nuk u përmend më nga askush. Si Rama ashtu dhe Baba Mondi, shmangën daljet në media për të folur për shtetin e ri.
Ndërkohë, tani që situata është qetësuar, media izraelite “JerusalemPost”, ka sjellë sërish në vëmendje këtë temë, me një intervistë ekskluzive me vetë Baba Mondin, duke sjellë sërish dyshimet se kjo nismë është iniciuar nga Izraeli.
Në shkrimin e postuar nga “Jerusalem Post”, flitet për mënyrë se si u shpalos ideja nga Rama deri te reagimet e shqiptarëve dhe Turqisë. Ndryshe nga se u shpreh për herë të parë, pas deklaratës së Ramës në OKB, Baba Mondi në intervistën për “Jerusalem Post”, nuk kishte asnjë konfuzion dhe deklaroi se ishte ai që e kishte kërkuar këtë nismë.
"Udhëheqësi shpirtëror dhe fetar i bektashinjve, Baba Mondi, është personi që ka promovuar idenë e krijimit të një “Vatikani” bektashian në Tiranë. Nëse nisma kalon shpejt, ai do të jetë kreu i parë i shtetit të ri", thuhej në shkrimin e Jerusalem Post.
Në artikullin me titull “Vëllezër të popullit të Izraelit”, Baba Mondi kërkon çuarjen përpara të kësaj ideje pa asnjë vonesë.
Baba Mondi deklaroi se kërkonin të kishin një status diplomatik që të njihet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtarë dhe se për të arritur këtë, prisnin ndryshime ligjore nga ana e qeverisë.
“Në një intervistë ekskluzive për The Jerusalem Post , Baba Mondi shpjegoi: “Shteti shqiptar ka të drejtë të miratojë një ligj për këtë çështje. Pastaj, ne mund të shkojmë te komuniteti ndërkombëtar dhe të kërkojmë njohjen e tij. Ne duam të kemi status diplomatik në botë dhe të njihemi si Qendra Botërore e Bektashinjve. Ne duam të përfaqësojmë dhe mbrojmë besimtarët tanë kudo që janë. Qendrat tona komunitare anembanë botës do të jenë pjesë e kësaj Qendre Botërore. Ne jemi duke zhvilluar strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por së pari, qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë një ligj që ndryshon statusin tonë.”
The Jerusalem Post thotë se Baba Mondi ka vizituar disa herë Izraelin dhe shpreson të rikthehet përsëri.
“Unë e njoh mirë Izraelin dhe e konsideroj veten një vëlla të popullit të Izraelit. Kam qenë atje edhe si i ftuar në dasmën e një mikut tim izraelit. Komuniteti bektashi në rrugën e tij bazuar në Islam, i do njerëzit pavarësisht nga cili vend ata vinë dhe besimi që kanë apo ngjyra e lëkurës përfshi bindjet politike. Ne i konsiderojë vëllezër dhe motra. Kam vizituar shumë vende në Izrael nga ku kam marrë energji pozitive. Nuk jam duke folur për ekstremizmin por për ata që besojnë në Zot e jetojnë bazuar në principet e librit të shenjtë”, është shprehur Baba Mondi.
Baba Mondi e mbyll këtë intervistë duke cituar një ajet nga Kurani ku thuhet: “Ata që njohin veten e tyre kanë njohur Zotin”. Ditët e sonte thotë i pari bektashinjve, shumë njerëz nuk e njohin veten e tyre./Pamfleti
Lini një Përgjigje