
Analisti Ben Andoni ka komentuar situatën politike në vend, protestat e Partisë Demokratike dhe nëse do të arrihet të ketë një qeveri teknike.
Andoni tha se është shumë e vështirë të arrihet në qeveri teknike dhe kjo jo vetëm për opozitën e cila ende nuk i ka arritur qëllimet e saj por edhe në dimensione të tjera.
Analisti u shpreh se SPAK po bën një punë të madhe dhe të mirë, që sipas tij do të thotë se Rama do të vijojë në pushtet ndërsa ata që kryejnë korrupsion nuk po kursehen.
Nga ana tjetër, Andoni tha se PD nuk po bën mosbindje civile, sepse mosbindja civile do të thotë të mos respektosh ligjet pra ne deri tani kemi parë thjesht protesta.
“Qeveria teknike është shumë e vështirë të arrihet, thuajse e pamundur dhe kjo ka shumë arsye së pasi sepse PD ende nuk ka arritur në pikat e saj pra në qëllimet e saj, të jetë e mbledhur e fortë dhe me fuqi, dhe nga ana tjetër SPAK po vepron pra nuk po kursehet as në ministra as në deputet as në krerë bashkie etj...
Pra këto të gjitha por edhe rrethana të tjera bëjnë që Rama të vijojë të mbajë pushtetin.
Pastaj mos të harrojmë që PD nuk po bën mosbindje civile, këto që po shohim janë thjesht protesta, sepse mosbindja civile do të thotë të shkelësh ligjet, mos ti zbatosh ato”, u shpreh Andoni për “News 24”.
Lini një Përgjigje