
Gazetarja Anduena Llabani duke folur për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi mesnatën e djeshme, tha se është përdoruar një pistoletë me mulli për ta bërë të vështirë zbardhjen e ngjarjes.
I ftuar në emisionin “360 gradë” në “AbcNews”, Llabani tha se kjo është një vrasje ndryshe nga të tjerat ku mund të jenë përdorur sniper, kallashnikovë dhe pistoleta TT.
“Është krim i veçantë që nuk parandodh sepse kemi parë ekzekutime të tilla, kemi parë sniper, kallashnikovë, pistoleta TT dhe kurrë një mulli që e bën më të pamundur zbardhjen e ngjarjes. Dhe sigurisht që kjo është deklaratë e lëshuar vetë nga zëvendës drejtori i policisë së shtetit që thotë se mosgjetja e gëzhojës e vështirëson zbardhjen e ngjarjes. Kemi të bëjmë me një person që nuk ka precedent penalë.
Pjesa të madhe të viteve të fundit nuk ka qenë pjesë e unformave blu por është marrë me ndërtim. Kohët e fundit ka pasur një konflikt për pronën e një parkimi me disa bashkë qytetarë të tij ka pasur edhe konflikte të herëpashershme që i është drejtuar organeve ligjzbatuese. Por në telefonin e tij nuk janë gjetur as telefonata dhe as mesazhe që inkriminojnë ndonjë pistë dyshimi. Nuk ka telefonata të fundit përpara se të ekzekutohej”, tha Llabani.
Lini një Përgjigje