TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2024, 09:39

Shqipëria e Kosova bashkohen me hekurudhë, ministri Liborn Aliu zbulon qytetet që do lidhen përmes saj (video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria e Kosova bashkohen me hekurudhë, ministri Liborn Aliu zbulon

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës  Liburn Aliu, ka njoftuar është arritur një marrëveshje e dyanshme për trasenë se nga do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Aliu ka publikuar pamje se si do të duket ky projekt.

“Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin”, ka shkruar ministri.

Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se hekurudha Shqipëri-Kosovë do të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.

Sipas tij, kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës.

“Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do ketë një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama.

 

hekurudha prishtinë-durrës shqipëri kosovë

Lini një Përgjigje