
Në pjesën e dytë të podcastit të sotëm “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, gazetari Adriatik Doçi ka zbuluar arsyet e “lajthitjes” së kreut të PL-së, Ilir Meta.
Doçi deklaroi se kjo nuk është hera e parë që Meta ka kërcënuar SPAK-un, pasi një gjë të tillë e ka bërë dhe me ish-kreun e saj, Arben Kraja.
Sipas gazetarit, Meta e ka humbur toruan kur ka zbuluar se SPAK, ka gjetur fijet e pasurive që ai kishte vendosur në mënyrë të paligjshme.
Pjesë nga intervista:
Kemi dy teza që kanë qarkulluar në media dhe jo vetëm, ku flitet se në periudhën kur Meta ishte inegzistent me opozitën dhe Partinë e Lirës, ai ka qëndruar në heshtje sepse ai ndoshta po tentonte të rregullonte raportet e tij në lidhej me drejtësinë. Ndërkohë që shpërthimi i tij thuhet ka lidhje se ka marrë vesh se urdhër-arresti ndaj tij është lëshuar. Ndërkohë flitet se dikush emri i të cilit nuk tregohet, ka pasur fuqinë e duhur për të sprapsur këtë urdhër arrest, i besoni ju këto, keni informacion?
Adriatik Doçi: Unë shikoj lëvizje konkrete në terren shikoj dhe fakte pastaj dal në një lloj konkluzioni. Ilir Meta ka ushtruar presin, dmth nuk është sinjali i parë shpërthimi i parë, ai që po bën ndaj Altin Dumanit. Ka bërë një lloj mesazhi shantazuesh ndaj ish-kreut të SPAK-ut Araben Kraja dhe Sadik Llapi, dy prokurorët që kishin në dorë çështjen e lobimit me SHBA. Pas këtij presioni i cili dukej që nuk është reflektuar nga ana e prokurorëve, të cilët nuk janë tërhequr, për shkak të angazhimit të SHBA-ve, presionit të madh publik dhe përfaqësuesve që janë në SPAK dhe mbikëqyrin hetimet. Ata kanë vazhduar me qetësi hetimet për këtë çështje.
Ilir Meta më pas ka bërë strategji me Kryemadhin, duke ja lënë në ngarkimi Monikës përgjegjësin, gjithmonë nëse SPAK do ta pranojë këtë lloj marifeti. Shpërthimi i Metës nuk është për Lobimin, por për aferën Cez-Dia dhe hetimit pasuror. SPAK bëri hetim pasuror. Çështje kryesore e Metës është hetimi pasuror. Ajo që kemi ngritur prej vitesh nëpër studio dhe nëpër shkrime, pra ku buron pasuria e Ilir Metës, dhe a i justifikon ky pasurin me atë ardhurat e ligjshme. Momenti i shpërthimit përkon pikërisht me fundin e hetimeve të SPAK-ut për aferën CEZ-Dia, ku është bërë përpjekje për tu pyetur dhe Kastriot Ismaili që është protagonisti i kësaj afere. Por edhe i ndjekjes së fijeve të pasurimit të Ilir Metsë dhe të pasurive të dyshuar që Ilir Meta ka kaluar në rrethin e një grupi biznesmenësh në Shqipëri, ku bëhet fjalë për një pasur e dyshuar qindra milionë euro.
Lini një Përgjigje