
Dy banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.
Sipas dëshmitarëve, zjarri është përhapur nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.
Forcat e zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar zjarrin.
Ndërkohë, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri i rënë, por vetëm dëme materiale.
Lini një Përgjigje