TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2024, 19:50

U shkrumbua tregu i rrobave të përdorura dhe disa banesa, policia zbulon shkaqet e zjarrit masiv në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
U shkrumbua tregu i rrobave të përdorura dhe disa banesa, policia
Pamja nga ngjarja

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin e rënë një ditë më parë në tregun e rrobave të vjetra në këtë qytet.

Efektivët shprehen se zjarri në këtë tregu është shkaktuar nga dy djem të mitur, të cilët kanë qenë duke luajtur.

"Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

U shkrumbua tregu i rrobave të përdorura dhe disa banesa, policia

zjarri ne shkoder

Lini një Përgjigje