TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2024, 07:23

Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të pranishme përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa në mesditë deri pasdite ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 8 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për

Lini një Përgjigje