TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2024, 20:15

Shkrumbohet plotësisht një banesë në Memaliaj, shkak i zjarrit një qiri i ndezur

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet plotësisht një banesë në Memaliaj, shkak i

Një banesë është përfshirë nga flakët në Memaliaj. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një qiri i ndezur. Brenda banesës ndodhej nëna Lavdie Shehu dhe vajza Majlinda Shehu. Kjo e fundit ka pohuar se e ka vendosur zjarrin qëllimisht.

Banesa që ndodhet në katin e poshtëm të një pallati të vjetër trekatësh është shkrumbuar plotësisht duke djegur edhe orenditë shtëpiake.

Dy vite më parë kjo banesë u përfshi sërish nga flakët dhe shkaku ishte një qiri i ndezur.

4 anëtarët e familjes Shehu, nëna, vajza dhe dy djemtë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Djali i madh prej një viti ndodhet në spitalin psikiatrik të Vlorës, ndërsa tre anëtarët e tjerë jetojnë në Memaliaj, tashmë pa një banesë.

 

Lini një Përgjigje