TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2024, 17:39

"Të gjitha të PD-së kot janë", si punonjëset e kompanisë “5D” talleshin më denoncimin e Këlliçit: Le të bëj gam-gam kot!

Shkruar nga Pamfleti

"Të gjitha të PD-së kot janë", si punonjëset

Në ditën kur kandidati për bashkinë Tiranë Belind Këlliçi ka denoncuar publikisht pronaret de facto të kompanisë 5D, punonjësit e kësaj shoqëria ka zhvilluar një bisedë duke folur mbi këtë kallëzim.

Në një bisedë të datës 26.04.2023 shtetasja Manjola Bunguri i dërgon shtetases Jonida Hoxhaj linkun me lajmin e publikuar në media në lidhje me denoncimin publik të shtetasit Belind Kelliçi për shoqërinë "5DKonstruksion" sh.p.k.

Midis tyre zhvillohet biseda si me poshtë:

Manjola: "Kandidati i koalicioni 'Bashke Fitojmë', Belind Këlliçi denoncoi skemën e përfitimit të miliona eurove përmes tenderëve dhe lejeve të ndërtimit, nga drejtori i IMT-së, në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato.

Jonida: "Monjola he mi...... uaa ca d... ky".

Manjola: "Une se dija qe ishin 5... E dija 3.... Po si i ka gjet te gjitha ".

Jonida: "ky është d........ le te bej gam gam kot "

Manjola: "Te gjeth te PD kot janë .... Skan një tamam... Po me beri përshtypje si i din".

Jonida: "po ca di ky i... ai s ‘figuron në asnjë vend"./OraNews

Lini një Përgjigje