
Zbardhen të tjera biseda telefonike midis ish-drejtorit IMT-së, Mariglen Qato, ish-drejtorit të Ujësjellësit, Redi Molla dhe biznesmenit Nestor Muhametllari, i cili zotëronte de jure kompaninë 5D, në të cilën kanalizoheshin tenderë publik.
Pjesë nga dosja:
Shtetasi Nestor Muhametllari për periudhën nga data 20.09.2019 deri në datën 07.06.2023 ka pasur 1011 thirrje telefonike (duke përfshirë edhe thirrjet të humbura) me shtetasin Mariglen Qato, me nr.06920*****, i regjistruar me emrin “Mer Qato”. Për periudhën e mësipërme shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur gjithashtu kontakte telefonike me shtetasin Redi Molla me numer telefoni nr.0692582402, ku përfshihen 528 thirrje telefonike, kontakt i regjistruar me emrin Redi Molla. Rezulton se shtetasi Taulant Cjapi ka rezultuar se ka qenë i punësuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. Midis shtetasit Taulant Cjapi dhe shtetasit Nestor Muhametllari në datën 26.07.2021 është zhvilluar biseda si më poshtë:
Taulant Cjapi: “sot mora vesh qe të kane thene qe hiqe landin nga puna ti je me koshien se un aq sa kam ditur kam bere edhe mbase nga masditja pa ju te lini femijen pa buke.
Nestor Muhametllari: “O Land ty as nuk te kam sjelle, dhe as mik te kam hequr une… vendimi për ty me ka ardhur”.
Cjapi: “fim vllai te ecte mbare ne pune”.
Muhametllari: “Flasim Landi”.
Cjapi: “Skemi ca flasim me ti i kishe thene merit qe landi sben asgje nderkohe qe une per koke te cunit tkam kerku pune perdite dhe ti i kishe thene qe landi sben per asgje keshtu me tha tel une di se jam sjelle mire.
Nga përmbajtja e këtij komunikimi rezulton se megjithëse shtetasi Nestor Muhametllari është ligjërisht administratori i shoqërisë, nuk është ai që në këtë rast ka vendosur për marrjen apo për largimin nga puna të shtetasit Taulant Cjapi. Por vendimi është marrë nga personi me emrin “Meri”, me të cilin personat e mësipërm i referohet shtetasit Mariglen Qato.
Në datën 25.03.2022 shtetasja Jonida Hoxhaj i ka dërguar shtetasit Nestor Muhametllari mesazhin me përmbajtjen: “Nestor ate rregulloren kur do ta fusim ne pune sepse te qeshurat e juristeve degjohen deri te recepsioni poshtë.
Shtetasi Nestor Muhametllari i përgjigjet se: “Ja ta takoj unë (R) nëse e ka lexuar”. Ky komunikim po ashtu dëshmon mbi faktin se vendimmarrës për punët e përditshme të shoqërisë, duke përfshirë edhe miratimin e rregullores së brendshme. nuk është shtetasi Nestor Muhametllari, por personi i identifikuar prej tij me emrin (R).
Gjatë hetimeve shtetasit Nestor Muhametllari i është sekuestruar aparati i telefonit celular i markës Samsung S8, për të cilin është kryer ekspertimi teknik. Nga këqyrja e të dhënave të përfituara nëpërmjet ekspertimit teknik ka rezultuar se ky aparat është përdorur për pak ditë, por ka disa komunikime me vlerë provuese mbi faktet objekt procedimi. Konkretisht nga të dhënat e nxjerra ka rezultuar se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Mariglen Qato, të regjistruar me emrin “Mer Qato”, ku në një nga bisedat i dërgon edhe një dokument që e përshkruan si “aplikimi për në Yzberisht”.
Po ashtu rezulton se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Redi Molla, ku bisedojnë për tu takuar. Në datën 12.11.2021 midis tyre është zhvilluar biseda si më poshtë:
Nestor: Ok i thate.
Nestor: erdhi pergjigjja.
R.Molla: Nonaaaaaa.
Ky komunikim zhvillohet në kontekstin e zhvillimit të një procedure prokurimi që ka për objekt kryerjen e punimeve në vendin e quajtur “Liqeni i Thatë, e cila është fituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k, procedurë e cila analizohet në vijim, si pjesë e faktit penal objekt procedimi, Po kështu, në datën 15.11.2021 shtetasi Redi Molla i shkruan mesazhet me përmbition “Tuto.
Lini një Përgjigje