TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2024, 10:16

Skandal! Bie sistemi TIMS, kaos në aeroportin ‘Nënë Tereza’

Shkruar nga Pamfleti

Skandal! Bie sistemi TIMS, kaos në aeroportin ‘Nënë

Deputeti i Partisë Demkratike ka denoncuar rënien e sistemit TIMS në aeroportin e Rinasit. Ai ka thënë se hyrje-daljet e qytetarëve po shënohen ‘me dorë’ nga policët kufitarë.

Deputeti hedh aludime se kjo është bërë në mënyrë që policia të mos ketë mundësi të identifikojë shtetasit që hyjnë e dalin nga vendi.

“Skandal!

Bie Sistemi TIMS, kaos  në Aeroportin "Nënë Tereza", hyrje daljet e qytetarëve shënohen në " bllok".

Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024!

Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria.

Në momentin që  Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë  asnjë mundësi që të kenë informacion se kush hyri apo kush doli në kufi.

Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit? Presim ndonjë status të qeverisë : është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?”, shkruan Gështenja.

sistemi tims aeroporti

Lini një Përgjigje