TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 21:22

Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol
Eol Çashku

Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku.

Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin nga detyra të Eol Çashkut. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

"Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU", thuhet në vendim.

Lini një Përgjigje