
Shiu i rënë këtë pasdite ka përmbytur Durrësin dhe Tiranën. Në qytetin bregdetar kanë mjaftuar vetëm pak minuta që të përmbyten rrugët. Në pamjet e publikuara në media, shihet se si rruga është plot me ujë duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë mësohet se në mbrëmje probleme janë hasur dhe në Tiranë. Prej disa orësh kryeqyteti është mbërthyer nga shiu dhe si gjithmonë mjaftojnë pak minuta shi që të mbushen rrugët dhe të krijohet trafik.
Lini një Përgjigje