TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2023, 19:31

Nesër protestë para Kryeministrisë, reagojnë organizatorët: Shqipëria të mbështesë Kosovën, vëllai mbetet vëlla

Shkruar nga Pamfleti

Nesër protestë para Kryeministrisë, reagojnë

Të premten pritët të zhvillohet një protestë para Kryeministrisë së Shqipërisë. Kjo protestë e cila ka sloganin “dje, sot, nesër, përjetë bashkë”  do vijë si një mbështetje për shqiptarët e Kosovë dhe në shenjë simboli të bashkimit.

Artisti Bled Jackal tha për një intervistë për “Euronews Albania” se kjo protestë vjen pasi Shqipëria nuk mund të bëhet shkak për tensionim më të madh të situatës në veri të Kosovës.

Ai tha se “vëllai mbetet vëlla” ndaj kjo protestë do zhvillohet para kryeministrisë në mënyrë që “t’i japim dorën” Kosovës dhe të mbajnë anën asaj.

Gjendja në Mitrovicë është tepër e vështirë, ndaj si mbështetje për qytetarët e Kosovës duhet reagimi. Duke ndjekur çështjen nga Shqipëria duhet që  të paktën ne të mos bëhemi shkak për tensionimin më të madh në veri të Kosovës.

Ndaj këtë protestë po e bëjmë në shenjë simboli për bashkimin, t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të japim sa më qartë mesazhin që “vëllai është vëlla, i mirë apo i keq, nuk hidhet poshtë. Pavarësisht politikave amerikane apo europiane, ne duhet të mbajmë krahun e vëllait tonë”, tha Bled Jackal duke shtuar se protesta do zhvillohet para kryeministrisë, por  nuk ka lidhje me kryeministrin, pavarësisht se ai shprehet se Edi Rama mund të kishte bërë diçka më shumë për Kosovën.

protesta kryeministria

Lini një Përgjigje