Një debat i ashpër është regjistruar në emisionin "Opinion", teksa po diskutohej mbi pretendimet dhe pretencën e Prokurorisë së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tensionet shpërthyen mes gazetarit Berat Buzhala dhe analistit Albatros Rexhaj, të cilët u përplasën fort në argumente, duke precipituar në përplasje fizike. Teksa Buzhala po fliste, Rexhaj ju kthye ashpër. Gazetari nga Kosova më pas mori shishen e ujit dhe i shkoi te karrigia duke e goditur.
Debati
Rexhaj: Je tu e degradu debatin. Kur e keni kialu këtë amendament, dhomave speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, vju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!
Buzhala: Trus aty!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)
Këtu ndërhyn moderatori Blendi Fevziu, si dhe i ftuari tjetër Ermal Hasimja, për të ndarë dyshen.
Ja si bejne kelysheserbet neper studio.
katunari e shpellari nuk behet qytetar
bageti kane qene e bageti do ngelen, nuk do behen kurre njerez