
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku po zhvillohet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.
Gjatë mbërritjes në ambientet e gjykatës, Kryemadhi dha një prononcim të shkurtër për mediat, e cila u shpreh me ironi se " po nxiton për t’u paraqitur në seancë, pasi mund t’i thonë se nuk erdhi në orar.
“Do thonë pastaj që nuk je paraqitur në orar, se më njoftuan hajdeni me vrap”, tha Kryemadhi.
Nërkohë, para Kryemadhit, në ambientet e Gjykatës ka shkuar edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa ndaj Kryemadhit u vendos masa e sigurisë "detyrim paraqitje".
Lini një Përgjigje