TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2025, 16:35

Seanca në GJKKO, Gjokutaj: Gjykata rrëzoi të gjitha kërkesat tona

Shkruar nga Pamfleti

Seanca në GJKKO, Gjokutaj: Gjykata rrëzoi të gjitha kërkesat

Avokati Genc Gjokutaj ka folur pasi GJKKO vendosi të shtyjë për ditën e nesërme vendimin për dërgimin ose jo të çështjes së Berishës në gjykatë. Vendimi do të jepet në orën 13:00.

Ai tha se vendimmarrja u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake, përfshirë edhe ato që lidhen me pavlefshmërinë e ekspertizës.

“Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake.

Ne kërkuam një kohë të shpejt për tu konsultuar për këtë vendimmarrje të paligjshme. Nesër do ta marrim vesh se gjykata kur do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të çështjes në gjykatë, me themel.

Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë.

Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale”, tha Gjokutaj në një deklaratë për media.

Kalimi i kësaj dosjeje për gjykim do të shënonte përballjen e parë të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit me drejtësinë. Ish-kryeministri ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

 

Lini një Përgjigje