
Që nga hyrja e Spar Albania në tregun Shqiptar të shitjes me pakicë, si pjesë e SPAR Internacional, ai është angazhuar të sjellë risi në fushën e inovacionit, duke krijuar një mjedis modern për klientët dhe duke hedhur kështu hapat e parë drejt së ardhmes se eksperiencës së blerjeve.
Scan & Go, një prej projekteve të konsoliduara dhe i pëlqyer nga mjaft klientë të SPAR, lehtëson çdo ditë eksperiencën e blerjeve të klientëve të SPAR duke ju kursyer kohë dhe radhë pranë kasave.
Por inovacion është edhe kujdesi ndaj ambientit.
SPAR u shërben çdo ditë rreth 25.000 klientëve të vetëdijshëm, të cilët kujdesen ndaj cilësisë, origjinës, natyrisht dhe çmimit të produkteve që konsumojnë. Gjithmonë e më shumë, konsumatorët po kujdesen edhe për impaktin që ambalazhimet apo mbetjet kanë në ambjentin ku jetojmë. Në këtë prizëm, “Spar Albania” nga Tetori i vitit të kaluar ka aplikuar heqjen 100% të çantave plastike dhe zëvendësimin e tyre me material te riciklueshëm.

Në vijimësi të këtyre nismave dhe angazhimit për përkrahjen ndaj inovacionit, nga data 19 Prill e këtij viti, SPAR ka lançuar projektin më të ri me objektiv shfrytëzimin e energjisë diellore dhe impelentimin e kësaj teknologjie bashkëkohore në hipermarketin SPAR në TEG.
Ky investim pilot do të gjenerojë 27% të konsumit total vjetor të energjisë së këtij hipermarketi.
Investimi i SPAR, me një vlerë prej 330,000 Euro, do të jetë i pari i këtij lloji për sa i përket rrjetit të supermarketeve në vendin tonë, projekt i cili synon që ti hapë rrugën projekteve të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe pajisja me panele diellore në markete të tjera në Shqipëri, pjesë të rrjetit SPAR.

Bazuar dhe në praktikat me të mira ndërkombëtare, SPAR Albania, do të vijojë të investojë në implementimin e inovacioneve në industrinë e shitjeve me pakicë.
SPAR Albania është pjesë e grupit BALFIN, me shtrirje dhe impakt në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë, si dhe pjesë e SPAR International, që operon me një rrjet hipermarketesh dhe supermarketesh në 48 shtete dhe 4 kontinente, me mbi 13 700 dyqane në të gjithë botën.
Lini një Përgjigje