TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2023, 11:11

Shkuan në Britani me gomone, riatdhesohen 100 emigrantë shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Shkuan në Britani me gomone, riatdhesohen 100 emigrantë shqiptarë

Mesditën e kësaj të enjtje pritet që në vendin tonë të mbërrijnë një avion me mbi 100 shqiptarë nga Anglia. Mësohet se avioni pritet që të zbresë rreth orës 13:00 në Rinas.

Ndër të tjera bëhet e ditur se shqiptarët kishin arritur që të largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe dhe ishin strehuar në kampe atje. Pas qëndrimit të tyre disa muaj në Angli, ata pritet që të mbërrijnë sot në Shqipëri.

Ndërkohë disa prej tyre kanë kërkuar me vullnetin e tyre që të riktheheshin.

Lini një Përgjigje