TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2023, 11:47

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës shkon në SPAK

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk ka asnjë komunikatë zyrtare apo informacion se për cilën çështje do të dëshmojë.

Gjithsesi kujtojmë se më 7 Mars të vitit të kaluar Partia Demokratike do të kallëzonte në SPAK kreun e sapozgjedhur të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave. Sipas akuzave nga PD-ja, Memolla ka qenë direkt i përfshirë në blerje votash.

Konkretisht, ai u akuzua se ka kërkuar nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të japin votat për të në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

 

edison memolla spak

Lini një Përgjigje