TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2023, 17:37

Rusët kërcënojnë Ramën në OKB: Dhënia e fjalës Zelensky-t shkelje flagrante, do të ketë pasoja

Shkruar nga Pamfleti

Rusët kërcënojnë Ramën në OKB: Dhënia e

Dhënia e fjalës, presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky në Këshillin e Sigurimit në OKB, është bërë shkak i një përplasje mes kryeministrit Rama dhe ambasadorit rus në OKB.

Ambasadori rus, Vasily Alekseyevich Nebenzya kërcënoi se nëse fjala do t’i jepej Zelenskyt para anëtareve të tjerë të OKB-së, do të kishte pasoja për Shqipërinë si presidente e Këshillit.

Sipas tij nuk mund t’i jepet përparësi Ukrainës, dhe diçka e tillë përbën një shkelje të rregullores së OKB-së dhe rrjedhimisht e bën edhe Shqipërinë fajtore për shkeljen si drejtuese e takimit.

Ne nuk besojmë se argumentet që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpjegoni pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës. Për shembull presidenti i Somalisë foli i pari por ishte i vetmi i pranishëm. Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse.

Anëtarëve të KS kanë dëgjuar këto fjalë të Zelenskyt nëpërmjet video mesazheve. Këtu ka një shkelje flagrante spese udhëtim i presidentit për të ardhur këtu e për të folur, shihet si një privilegj në vend të të cilit gjatë seancës së fundit përfaqësuesi i Kievit vendosi të flasë përmes një video mesazhi. Zelensky gjatë vitit të kaluar su largua për shkak të rrethanave por kjo se ka ndaluar atë të udhëtojë drejt SHBA.

Kjo shkelje ka rreziqe në KS sepse rrezikon të kthehet në një shfaqje. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskyt por të bëhet sipas rregullave. Ata që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante. Shqipëria ska mundur ta mbajë një gjë të tillë sot”, tha përfaqësuesi rus.

rama okb rusia

Lini një Përgjigje