TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2023, 14:05

Akuzohen për terrorizëm, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 4 ekstremistët

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohen për terrorizëm, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon në

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq disa persona që akuzohen për nxitje dhe pjesmarrje në organizatë terroriste sa i përket rekrutimit të shqiptarëve në luftën e Sirisë. 

Procesi ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme ndaj Almir Dacit, Shkëlzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca, të cilët janë në mungesë.

Ndërkohë në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza.

Kujtojmë se lidhur me këtë grup, hetimet kanë nisur vite më parë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës konsideronte imamin e xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imamin xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa si organizator.

Seanca paraprake u shty për në datën 5 tetor pasi mungonin disa prej avokatëve të të pandehurve.

Akuzohen për terrorizëm, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon nëAkuzohen për terrorizëm, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon në

 

spak almir daci

Lini një Përgjigje