TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2023, 09:46

Rikthimi i lojërave të fatit, ish -kreu i Shoqatës së Basteve: Ligji ka problematika, nisma do dështojë

Shkruar nga Pamfleti
Rikthimi i lojërave të fatit, ish -kreu i Shoqatës së
Komisioni i Ekonomisë

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online.

Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka problematika e shtoi se me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri.

‘Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë!’- tha Shyti.

Ju rukujtojmë se me 18 shtator Komisioni i ligjeve kaloi vetëm me votat e socialistëve projektligjin për rikthimin e basteve online. Deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se bastet online do të thellojnë problemet sociale, ndërsa skepticizëm pati edhe mes socialistëve, me deputetin Xhafaj që ngriti pikëpyetjen e rrezikut të trukimit të ndeshjeve. 

Debati për rikthimin e basteve sportive u zhvendos këtë të hënë në komisionin e Ligjeve. Për më shumë se dy orë, deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se bastet sportive do të thellojnë plagët sociale.

Por përfaqësuesit e qeverisë insistojnë që ri-legalizimi i basteve sportive online, bëhet me rregulla të ashpra, çka do të sjellë kontroll më të mirë të tyre.

Skepticizëm pati edhe nga radhët e socialistëve. Për Fatmir Xhafajn nëse kompanitë e basteve online mund të sponsorizojnë klubet sportive, atëherë kjo mund tw sillte rrezikun e rritjes së rasteve të trukimeve tw rezultateve.

Në fund, komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e socialistëve projektligjin, që pritet t’i kalojë për votim seancës plenare brenda këtyre javëve.

Rikthimi i basteve online synohet të bëhet përmes licencimit të 10 subjekteve, të cilat të drejtën e licencës do ta kenë për 10 vite. Tarifa e licencimit parashikohet të jetë 400 milionë lekë, të ardhura që shteti synon t’i përdorë për zhvillimin e sportit.

Kanë kaluar 4 vite që prej mbylljes së basteve sportive. Qeveria shqiptare po diskuton rikthimin e tyre pas kërkesës në federatave sportive, që e shohin si shpëtimin e vetëm financiar. Rikthimi i basteve sportive vjen si një kërkesë artikuluar edhe nga Tonin Vocaj, Drejtori i Komanduar në Policinë e Shtetit pas largimit të Gledis Nano.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse do të merret një vendim për rihapjen e  basteve sportive, ai do të jetë vetëm për bastet online dhe jo sallat dhe makinetat dhe se të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për kulturën, rininë dhe për sportin.

komisioni i ekonomisë bastet online

Lini një Përgjigje