TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2023, 09:06

“Letra nga ferri”/ Fevziu publikon foton e vjetër të Ramës me avokatin e njohur: Ideja ishte që Enver Hoxha të linte porosi për vendin

Shkruar nga Pamfleti
“Letra nga ferri”/ Fevziu publikon foton e vjetër të
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë në rrjetet sociale një foto të vjetër ku shfaqet kryeministri Rama dhe avokati Spartak Ngjela. Fotoja është shkrepur në vitet 1992-1993, pak kohë pas krijimit të gazetës së parë të pavarur në Shqipëri.

Fevziu shkuan se në fillim të viteve ’90, Spartak Ngjela dhe Edi Rama nisën të botonin në gazetë një seri artikujsh që titulloheshin “Letra nga ferri”.

"Diku nga fillimi i viteve ‘90-te, Spartak Ngjela dhe Edi Rama zbuluan një pasion te ri. Ata nisen te botojnë në gazetën Koha Jonë një seri artikujsh që titulloheshin “Letra nga ferri”. Ideja ishte që Enver Hoxha, në ferr, nis të dërgojë letra pas pas letrash ku linte porosi ç’të bëhej me vendin tani që kishte ardhur demokracia. Letrat ishin një satirë për shumë nga personazhet e konvertuar të fillim demokracisë dhe një tallje me provincializmin që nisi të shpalosej kudo.

Foto me siguri është shkrepur ne vitet 1992 - 1993 në Tiranë. Nuk dihet se çfarë mund të shkruhej tani tek “Letra nga Ferri”…", shkruan gazetari.

“Letra nga ferri”/ Fevziu publikon foton e vjetër të

blendi fevziu letra nga ferri rama

Lini një Përgjigje